Një moment simbolik dhe me mesazh të fortë humanitar u regjistrua mbrëmjen e sotme në ndeshjen miqësore ndërmjet Konyasporit dhe përfaqësueses së Palestinës.
Takimi u ndërpre në mënyrë simbolike në minutën 89:59, një veprim që organizatorët e lidhën me thirrjen për paqe dhe solidaritet me popullin palestinez
Gjatë këtij momenti u shfaq edhe mesazhi: “Heshtja është për kohën kur fëmijët flenë, jo kur ata vdesin”, duke tërhequr vëmendjen mbi pasojat humanitare të konfliktit dhe nevojën për ndërgjegjësim ndërkombëtar.

