Malisheva dhe Prishtina nuk kanë arritur të shkëputen nga njëra-tjetra në garën për kreun e Superligës së Kosovës, pasi ndeshjen e drejtpërdrejtë e kanë mbyllur me rezultat 1:1, në kuadër të xhiros së nëntë.
Skuadra vendase kaloi e para në epërsi në minutën e 29-të, kur Xhemajl Ibishi realizoi për 1:0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Prishtina u rikthye në lojë në pjesën e dytë, duke kërkuar golin e barazimit. Përpjekjet e mysafirëve u kurorëzuan me sukses në minutën e 76-të, kur Assane Diatta shënoi nga pika e bardhë për 1:1.
