Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Ndeshja Serbi-Shqipëri, Shakohoxha: Beogradi s’i mban dot nën kontroll huliganët e vet

GD
Gazeta Demos2 tetor 2025 në 14:46
Ndeshja Serbi-Shqipëri, Shakohoxha: Beogradi s’i mban dot nën kontroll huliganët e vet

Federata e Futbollit e Serbisë, ka njoftuar se, së bashku me Federatën Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) dhe Ministrinë e Brendshme serbe (MUP), e ka shpallur ndeshjen midis Serbisë dhe Shqipërisë si një ndeshje me rrezikun më të lartë të sigurisë.

Komentatori Dritan Shakohoxha thotë se ka informacione se nuk do të shiten të gjitha biletat për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, për shkak se pritet të marrin pjesë vetëm 6000 pjesëmarrës gjithsej.

“Ata janë aq të frikësuar nga huliganët e tyre, nuk mund t’i mbajnë nën kontroll”, tha tutje Shakohoxha për tifozët serbë.

Megjithëse, sipas ish-shefit të sigurimit në FFK, Bylent Smakiqi, UEFA bën gjithçka për të mundësuar një ndeshje të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në stadium,

“Kur është një ndeshje me rrezikshmëri aq të lartë, UEFA dërgon dy, ose në rast nevoje dërgon edhe më shumë persona për siguri, për atë arsye që siguria për lojtarët, stafin, shikuesi, për të gjithë që ndodhen në stadium, siguria është numër një. Atë e vlerësojnë më së shumti, dhe bëjnë çmos ta arrijnë atë”, u shpreh Smakiqi për “Kosova Today”.

Ndërsa sipas ekspertit të sigurisë, Bedri Elezi, situata e sigurisë në Serbi është e brishtë, shkaku i protestave që po ndodhin atje.

“Situata e sigurisë në Serbi është e brishtë, është e ngarkuar me çështjen që lidhet me protestat atje, nuk ka kapacitete të mjaftueshme të organizimit të sigurisë në nivelin që kërkohet nga standardet e UEFA-s, dhe pikërisht duke u bazuar në këto të dhëna, Beogradi zyrtar duke i ditur kapacitetet që i ka, ka vendosur që të ndeshjen ta dërgojë në një lokacion ku masat e sigurisë mund të jenë më të lehta”, u shpreh Elezi

FIFA

Më shumë nga Sport

  • 16:41“Jam i gatshëm të vdes për Mourinhon”, flet blerja e bujshme e Realit
  • 16:00Llapi nënshkruan me një italian simpatik, ishte edhe në Bologna
  • 15:59BILD-i shkruan se Asllani mund të përfundojë në fund te gjiganti gjerman
  • 23:42Atletico Madrid e nis me fitore La Ligan, shënohen dy supergola
  • 22:27Milan dhe Manchester City, në një shkëmbim spektakolar: Leao për Ruben Dias?