Një mi i papritur ka ndërprerë konferencën për shtyp të trajnerit Dick Schreuder, pas ndeshjes së Ligës së Evropës mes NEC Nijmegenit dhe Levski Sofias, duke shkaktuar momente zbavitëse në sallën ku po zhvillohej takimi me gazetarët.
Prania e brejtësit shpërqendroi gazetarët, ndërsa pamjet e këtij momenti u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale.
Trajneri Schreuder e priti situatën me humor, duke iu drejtuar gazetarëve me fjalët: “Është poshtë karriges suaj. A ka edhe të tjerë?”
