Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Nga shokë klase në prindër të tre fëmijëve! Historia prekëse e Diogo Jotas dhe partneres së tij Rute

GD
Gazeta Demos4 korrik 2025 në 11:17
Nga shokë klase në prindër të tre fëmijëve! Historia prekëse e Diogo Jotas dhe partneres së tij Rute

Historia e dashurisë mes futbollistit të njohur portugez Diogo Jota dhe partneres së tij, Rute, është një rrëfim i rrallë për përkushtim, mbështetje dhe një jetë të ndërtuar bashkë larg vëmendjes së kamerave.

Çifti u njoh në vitin 2012, në një shkollë të mesme në Porto, kur Diogo ishte vetëm 15 vjeç. Ajo që nisi si një miqësi adoleshente, u shndërrua me kohën në një partneritet të palëkundur për jetën.

Rute ishte gjithmonë pranë Diogos, në çdo hap të karrierës së tij: nga Porto në Paços de Ferreira, më pas në Wolverhampton dhe më në fund në Liverpool. Ajo ishte mbështetja e tij më e madhe – në ngritjet dhe uljet e futbollit profesionist, në dëmtime, suksese dhe presionin që sjell bota e sportit elitar, shkruan topchannel.

Në vitin 2017, ata u shpërngulën së bashku në Angli. Diogo ka treguar shpesh se Rute ishte arsyeja pse ai qëndronte me këmbë në tokë. Çifti zgjodhi një jetë private, duke ndarë me publikun vetëm pak momente nga jeta e tyre personale.

Gjatë 13 viteve bashkë, ata krijuan një familje të bukur: dy djem, Dinis dhe Duarte, dhe një vajzë të vogël të lindur në nëntor të vitit 2024. Miqtë i përshkruanin si njerëz të qetë, të sinqertë dhe të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, larg famës.

Më 22 qershor 2025, Diogo dhe Rute kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni martesore në qytetin e tyre të lindjes, Porto. “Një ditë që nuk do ta harrojmë kurrë”, kishte thënë ai.

Vetëm disa orë para aksidentit tragjik të 3 korrikut, Rute kishte publikuar videon e dasmës së tyre – ku shfaqeshin duke buzëqeshur, duke kërcyer dhe të mbushur me dashuri.

Tani, ato kujtime kanë marrë një kuptim edhe më të thellë dhe të dhimbshëm.

Ata ishin shpirtra binjakë që u rritën bashkë, kaluan çdo sfidë dorë për dore dhe ndërtuan një jetë të vërtetë, larg dritave të skenës. /tch

vdekje

Të ngjashme

Kushëriri i Bashar al-Assad dënohet me vdekje

Kushëriri i Bashar al-Assad dënohet me vdekje

14:51
Ironia e gjykatësit që dënoi me vdekje Assadin: Dikur ishte dënuar me vdekje nga regjimi i tij

Komunat paralajmërojnë protestë, Murati: Vitin tjetër do t’u ndahen 907 milionë euro

14:19
Ironia e gjykatësit që dënoi me vdekje Assadin: Dikur ishte dënuar me vdekje nga regjimi i tij

Ironia e gjykatësit që dënoi me vdekje Assadin: Dikur ishte dënuar me vdekje nga regjimi i tij

13:39

Më shumë nga Sport

  • 23:42Atletico Madrid e nis me fitore La Ligan, shënohen dy supergola
  • 22:27Milan dhe Manchester City, në një shkëmbim spektakolar: Leao për Ruben Dias?
  • 22:02Raphinha merr fjalën si kapiten i ri i Barcelonës dhe premton trofe
  • 21:57Djaloshi nga Vushtrria shënon supergol në kualifikimet e Champions League
  • 21:57Nenad Shoshtariq, përzgjedhës i ri i Kosovës në hendboll