Cristiano Ronaldo po i afrohet gjithnjë e më shumë një tjetër rekordi historik. Ylli portugez shënoi në fitoren 3-1 të Al Nassr si mysafir ndaj Al Faysalyt në Ligën Premier të Arabisë Saudite, duke e çuar në 982 numrin e golave të realizuar gjatë karrierës së tij.
41-vjeçari është vetëm 18 gola larg shifrës historike prej 1.000 golash në ndeshjet zyrtare. Me golin e fundit, Ronaldo ka regjistruar 836 gola me klubet dhe 146 me përfaqësuesen e Portugalisë.
Në nivel klubesh, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar pesë gola për Sporting Lisbonën, 145 për Manchester Unitedin, 450 për Real Madridin, 101 për Juventusin dhe 135 për Al Nassr.

