FFK ka reaguar pas ofendimeve ndaj Vedat Muriqit në rrjete sociale, shkruan DEMOS.
“Kur kapiteni i Kombëtares, Vedat Muriqi, sulmohet me fyerje dhe gjuhë përçarëse, kjo nuk prek vetëm një lojtar por prek një simbol të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve që e ndjekin futbollin me krenari”, thuhet në reagimin e FFK-së
Reagimi:
Futbolli nuk është thjesht lojë. Ai është pasqyrë e identitetit, e përkushtimit dhe e vlerave që ne, si shoqëri, duam t’i promovojmë.
Kur kapiteni i Kombëtares, Vedat Muriqi, sulmohet me fyerje dhe gjuhë përçarëse, kjo nuk prek vetëm një lojtar por prek një simbol të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve që e ndjekin futbollin me krenari.
Vedati ka dhënë gjithmonë më të mirën e tij në fushë. Përkushtimi dhe angazhimi i tij nuk matet vetëm me golat e shënuar, por edhe me lidershipin, energjinë dhe shpirtin që vë në çdo përballje.
Ai është shembull i profesionalizmit, i pasionit dhe i unitetit që Kombëtarja e Kosovës përfaqëson. Golat e tij nuk janë thjesht pikë në tabelë, ato janë emocione që frymëzojnë popullin shqiptar dhe krijojnë krenari për vendin tonë.
