Të dielen përballën Spanja dhe Argjentina në finalen e Kupës së Botës.
Dyshja ikonike që do të jenë përballë njëri-tjetrit, janë Messi e Yamal.
Për herë të parë Messi është deklaruar për fotografinë mbresëlënëse me tashmë yllin e Barcelonës kur ishte ende foshnje.
“Është e pabesueshme që sot unë dhe Lamine jemi përballë njëri-tjetrit, pas asaj fotografie kur ai ishte vetëm një foshnjë.
Lamine është një lojtar fantastik. E ndjek nga afër sepse luan për klubin që e dua dhe gjithmonë i uroj më të mirat.
Ne, Barça, jemi me fat që kemi Yamalin, sepse gjithçka që është e mirë për të, është e mirë edhe për Barcelonën”, tha ai.