Kanë përfunduar ndeshjet e radhës në Ligën e Evropës, ku nuk munguan golat dhe rezultatet befasuese në disa prej takimeve të mbrëmjes.
AC Milan ka marrë një fitore me vlerë në udhëtim te Olympiacos, duke triumfuar me rezultat të lartë 4-2, ndërsa Bayer Leverkusen mposhti Dinamo Zagrebin në Kroaci me rezultat të pastër 2-0.
Befasia më e madhe e mbrëmjes u regjistrua në Çeki, ku Viktoria Plzen shkatërroi Benficën me rezultat të thellë 4-0. Fitore në udhëtim arriti edhe Bournemouthi ndaj Celta Vigos (2-1), ndërsa Marseille dhe Salzburgu shfrytëzuan faktorin fushë për t’u arkëtuar pikët e plota.
Ndërsa ndeshja Beshiktash – H. Beer Sheva ende është duke u zhvilluar pasiqë kishte ndërprerje të ndeshjes.
Rezultatet e plota të ndeshjeve të përfunduara:
Celta Vigo 1 – 2 Bournemouth
