Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Përplasjet me tifozët, futbollistët i shkruajnë presidentit për të vendosur paqen

GD
Gazeta Demos14 shtator 2026 në 17:23
Përplasjet me tifozët, futbollistët i shkruajnë presidentit për të vendosur paqen

Pavarësisht gjithçkaje, te Lazio gjërat po funksionojnë, por nuk është kjo çështja. Skuadra bardhekaltër, futbollistë dhe stafi teknik kanë filluar të ndjejnë mungesën e publikut në Olimpico, një mungesë kjo që është fryt i kontestimit të fortë të tifozëve ndaj presidentit të klubit Claudio Lotito.

Në këtë pikë lind edhe nisma e futbollistëve; t’i shkruajnë një letër presidentit të Lazios për t’i kërkuar që të dëgjojë tifozët dhe të arrijë në një armëpushim.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Il Tempo’ sipas të cilit kërkesa e futbollistëve për Lotiton është mbështetur edhe nga trajneri Gennaro Gattuso, që në fakt ka folur shumë në lidhje me këtë temë në javët e kaluara.

Paradoksi-skuadra funksionon, por stadiumi është bosh-u pa edhe në ndeshjen që Lazio barazoi me Milanin. Në pjesën e dytë, kur kuqezinjtë barazuan rezultatin në 2-2, Olimpico në fakt dukej si shtëpia e kuqezinjve.

Një situatë që sigurisht nuk e ndihmoi skuadrën bardhekaltër për t’iu rezistuar sulmeve të Milanit. Tani topi është në fushën e Claudio Lotitos që në të kaluarën ka treguar se nuk dëshiron të bëjë pakt me tifozerinë; çfarë do të bëjë tani?

tifozëtshkruajnë

Më shumë nga Sport

  • 22:07‘Përçahet’ zhveshtorja e Francës, Dembele ndihet i tradhtuar nga Mbappe, pas komenteve të fundit
  • 21:52“Remontada” e madhe nga Interi, përmbyset gjithçka
  • 21:51Korenica e “çan” rrjetën, shënon golin e parë për FCSB
  • 21:22Kthehen në lojë “Zikaltrit”, Barella barazon shifrat
  • 21:15Shtatë gola në 7 ndeshje, Seferi në formën e karrierës