Mediumi lokal “Jepi Zë” raporton se Njësitë Speciale të Policisë kanë përdorur gaz lotsjellës ndaj tifogrupit “Torcida” në hyrje të Vushtrrisë, duke mos i lejuar ata të hyjnë në stadiumin “Ferki Aliu”.
Rreth 300 tifozë të Trepçës, të njohur si “Torcida”, kishin planifikuar të udhëtonin drejt Vushtrrisë për të mbështetur skuadrën e tyre në këtë përballje të rëndësishme.
