Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Premton Kurti: 500 mijë euro shpërblim për fitore ndaj Sllovakisë, 1 milion për kualifikim në Botëror

GD
Gazeta Demos26 mars 2026 në 14:56
Premton Kurti: 500 mijë euro shpërblim për fitore ndaj Sllovakisë, 1 milion për kualifikim në Botëror

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kishte bërë një zotim të fuqishëm në pjesën e dytë të vitit 2025.

Gjatë njërës prej mbledhjeve të qeverisë së tij, Kurti kishte premtuar shpërblime të majme për futbollistët e Kombëtares së Kosovës në rast të vazhdimit të suksesit.

Më saktësisht, kreu i ekzekutivit i kishte premtuar 250 mijë euro për kalimin e grupeve, të cilin veçse e kishin bërë “dardanët”.

Ndërsa, premtimet e tij kishin vazhduar për suksesin eventual të Verdhekaltërve në të ardhmen.

Ai më 27 nëntor 2025 kishte premtuar premi, si për fitoren ndaj Sllovakisë ashtu edhe për një kualifikim eventual në Botërorin 2026, i cili gjatë verës që po vjen do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe në Meksikë.

“Në fazën e radhës hyjmë me plot vetëbesim, besimin tonë në ta po e shprehim me zotimin tonë për ta. Së pari në rast të fitores ndaj Sllovakisë, zotohemi për shpërblim në vlerë prej 500 mijë eurosh”, thoshte Kurti.

“Dhe së dyti, në rast të kualifikimit në Kupën e Botës, zotohemi edhe për 1 milion euro shpërblim. Përpara Kosovë, gjithmonë me ty”, kishte shtuar ndër të tjera kryeministri.

Kosova do të luajë sonte me Sllovakinë në Bratisllavë në ndeshjen që do të nisë prej orës 20:45.

Në rast të një fitoreje eventuale në kryeqytetin sllovak, Dardanët do të luajnë të martën tjetër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në finale me fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal, Turqi – Rumani.

Kosova nuk ka qenë kurrë më afër kualifikimit në Kampionat Botëror, e sheh veten veç dy ndeshje larg tij

Albin Kurti

Më shumë nga Sport

  • 23:12Foda: Po e përgatis ekipin për kualifikim në Kampionatin Evropian!
  • 23:11Klopp e arrin fitoren e parë me Gjermaninë, e lodh me lojë Serbinë
  • 22:38Kosova vetëm një pikë përballë Izraelit
  • 22:04Presidenti i Portugalisë në mbështetje të Ronaldos: Nuk mund ta trajtoni kështu
  • 09:22“Forca Kosovë!”, FFK del me njoftim para ndeshjes së ‘Dardanëve’