Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Llapit, duke triumfuar me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 12-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Skuadra e Orges Shehit është rikthyer te fitorja në kampionat, pas humbjes nga Drita në shtëpi
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua që në minutën e katërt. Leotrim Kryeziu realizoi pas asistimit të Blendi Baftiut, duke i dhënë Prishtinës epërsinë që në fillim.
