Manchester City ka triumfuar në finalen e Carabao Cup, duke mposhtur Arsenalin me rezultat 2:0 në stadiumin Wembley.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola tregoi pjekuri taktike dhe kontroll të lojës në përballjen ndaj ekipit të Mikel Artetës, duke siguruar një tjetër trofe të rëndësishëm, shkruan Indeksonline
Protagonist i ndeshjes ishte mbrojtësi anglez Nico O’Reilly, i cili realizoi dy gola me kokë në minutat 60 dhe 64, duke vendosur fatin e finales brenda një intervali të shkurtër kohor
