Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Pse markat kineze po ndërpresin bashkëpunimin me Mbappen

GD
Gazeta Demos27 tetor 2026 në 10:29
Pse markat kineze po ndërpresin bashkëpunimin me Mbappen

Disa marka kineze kanë ndërprerë bashkëpunimin me yllin francez, Kylian Mbappe, pas reagimeve të ashpra në internet lidhur me disa komente që ai dyshohet se ka bërë për udhëheqësin e ndjerë kinez, Mao Ce Dun.

Raportohet se në një emision francez, Mbappe ka përmendur një meme “që më bën të qesh më shumë... ajo ku shfaqet një video e një burri, besoj se është një diktator kinez”. Ndërsa Mbappe flet, shfaqet një “meme” ku fytyra e tij është vendosur mbi një imazh që i ngjan Maos.

“E përdor gjatë gjithë kohës me miqtë e mi”, shton sulmuesi i Real Madridit, sipas disa klipeve të pakonfirmuara që kanë qarkulluar në internet, shkruan BBC.

Mbappe nuk e përmend Maon dhe videoja origjinale nuk gjendet më në kanalin e emisionit në “YouTube”. Por pamje të shkëputura janë përhapur në rrjetet sociale kineze. Madje ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës. Një zëdhënës tha se “fjalët dhe veprimet që lëndojnë ndjenjat e popullit kinez, natyrisht që do të hasin në kundërshtimin e të gjithë sektorëve të shoqërisë kineze”.

Në internet pasuan reagime të ashpra. Mbappe ka popullaritet të madh në Kinë dhe ka marrëveshje të shumta reklamimi. Ai u akuzua se përfiton nga tregu kinez, ndërsa bën komente që fyejnë publikun kinez.

Transmetuesi shtetëror kinez, CCTV, po pezullon transmetimin e ndeshjeve të La Ligas, raportoi të martën mediumi kinez “The Paper”. Aplikacionet e lajmeve të CCTV nuk përmbajnë më materiale që lidhen me sulmuesin francez.

Markat kineze nuk kanë specifikuar arsyen e ndërprerjes së kontratave, por janë shprehur se janë lënduar ndjenjat e tyre. Kontratat i kanë shkëputur prodhuesi i madh i produkteve të qumshtit, “Mengniu”, gjiganti i pijeve “Dongpeng” dhe prodhuesi i djathit “Milkground”.

Në botën e futbollit në raste Mbappe është quajtur “diktatori”, raporton BBC, për shkak të ndikimit dhe kontrollit që ushtron mbi operacionet e Real Madridit dhe operacionet ndërkombëtare të futbollit. Kjo nofkë e ka bërë Mbappen subjekt të shumë “memeve” në internet.

kinezekinezmbappe

Të ngjashme

Mbappe tregon kush priste ta fitonte Topin e Artë dhe ka disa fjalë për Harry Kane

Mbappe tregon kush priste ta fitonte Topin e Artë dhe ka disa fjalë për Harry Kane

13:11
Jo vetëm Mbappe, edhe Cucurella dhe Diomande i bashkohen delegacionit të Realit për “Topin e Artë”

Jo vetëm Mbappe, edhe Cucurella dhe Diomande i bashkohen delegacionit të Realit për “Topin e Artë”

17:07

Më shumë nga Sport

  • 14:09Zbulohen votat e Kosovës për Topin e Artë 2026
  • 14:02Fenerbahce reagon ashpër pas derbit: Sulmet ndaj lojtarëve tanë janë të papranueshme!
  • 12:10Lulja në kostumin e Lamine Yamalit në “Topin e Artë” - çfarë fshihet pas këtij detaji
  • 11:53Të gjithë u çuan në këmbë për ta përshëndetur, vetëm Mbappe nuk lëvizi!
  • 10:26Tre shqiptarë në formacionin e javës në Superligën e Turqisë