Sytë e tifozëve të futbollit janë drejtuar nga stadiumi MetLife në Shtetet e Bashkuara këtë mbrëmje, për të ndjekur ndeshjen e shumëpritur midis Chelseat dhe Paris Saint-Germain në finalen e Kupës së Botës për Klube FIFA 2025, edicioni i parë i mbajtur sipas formatit të ri të turneut.
Paris Saint-Germain arriti në finale pas një fitoreje të rëndësishme ndaj Real Madridit me rezultatin 4-0 në gjysmëfinale, ndërsa Chelsea avancoi pasi mposhti Fluminense me rezultatin 2-0.
Ndeshja luhet nga ora 21:00, teksa tani janë publikuar edhe formacionet zyrtare.Ja përbërjet: