Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Afrikës së Jugut dhe Kanadasë, e vlefshme për fazën e 1/32 së finales në Botërorin 2026.
Kjo është një sfidë historike për të dyja kombëtaret, pasi asnjëra nuk kishte fituar më parë një ndeshje në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës. Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë një vend në 1/16 e finales, ndërsa humbësi do t’i japë fund aventurës në turne
Kanadaja, një nga vendet organizatore të Botërorit, e mbylli Grupin B në vendin e dytë pas Zvicrës, ndërsa Afrika e Jugut siguroi kualifikimin si e dyta në Grupin A, falë një fitoreje vendimtare ndaj Koresë së Jugut.
