Platforma e njohur sportive ”Score 90” ka publikuar formacionin më të mirë të Premier League të të gjitha kohërave.
Ky formacion bashkon legjenda të epokave të ndryshme, lojtarë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kampionatit anglez, shkruan IndeksOnline.
Në formacionin 4-3-3, i cili i jep fokus të veçantë sulmit, përbehet nga treshja fantastike, Cristiano Ronaldo, Thierry Henry dhe Mohamed Salah, të cilët kanë dominuar Premier League me gola dhe kanë pasur ndikim vendimtar për skuadrat e tyre.
Në mesfushë, ”Score 90” ka zgjedhur një kombinim fantastik me Kevin De Bruyne, Steven Gerrard dhe Frank Lampard, tre mesfushorë që kanë shkruar histori dhe paraqitje të nivelit më të lartë.
