Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Qazim Laçi: Ëndrra e çdo shqiptari është të shohim Kombëtaren në Botëror!

GD
Gazeta Demos23 mars 2026 në 15:53
Qazim Laçi: Ëndrra e çdo shqiptari është të shohim Kombëtaren në Botëror!

Kombëtarja shqiptare do të luajë me 26 mars përballë Polonisë, në kuadër të play off të Botërorit 2026. Lojtarët janë në grumbullim, teksa disa ditë para kësaj ndeshje para mediave ka folur Qazim Laçi:

Çfarë qasje duhet të kemi kundër Polonisë, të presim apo të jemi agresiv që në fillim?

Do jetë një ndeshje shumë e vështirë. Polakët kanë lojtar me shumë cilësi. Në fillim, epiqendra do jetë mesfusha, sa të stabilizohet loja. E dimë se do jetë vetëm një ndeshje. Nga minuat e parë duhet të futemi për të fituar dhe mbaruar ndeshjen sa më shpejtë. Në këtë mënyrë do sulmojmë.

Çfarë mund të bëjmë ndryshe nga humbja e fundit në Varshavë?

Detajet e vogla do bëjnë diferencën, siç e thashë edhe më parë. Mënyra se si do futemi në lojë, do tregojë shumë gjëra. Do hyjmë nga minuta e parë për të fituar dhe siguruar kualifikimin.

Sa besoni te kualifikimi në transfertë?

Kur dueli është ndeshje jashtë, na jep motivim më shumë. Do kemi pak tifozët në tribunë, por shumë që do na ndjekin. Tifozët tanë janë motvimi më i madh. Ëndrra e çdo shqiptari është të shohim Kombëtaren në Botëror. Ja ku jemi, shumë afër. Duhet të bëjmë më të mirën. Këto vitet e fundit kemi punuar dhe sakrifikuar shumë. E meritojmë të jemi në Botëror.

Me cilin nga shokët e Kombëtares ndihesh më mirë në fushë?

Nuk kam një lojtar të preferuar. Risitë kanë qenë të pakta. Grupi më njeh dhe i njoh mirë, pasi kemi kohë bashkë.

A do e ndërroje golin e Evropianit, me finalizimin që do na dërgonte në Botëror?

Po patjetër, do e ndërroja, pavarësisht se finalizimi në Evropian është më i bukur në karrierën time. Siç e tha edhe Hysaj, Botërori është një ëndrr që jemi shumë afër.

Qasja dhe bindja brenda grupit përballë Polonisë?

E dimë që do jetë një ndeshje shumë e vështirë. Edhe nga ana fizike, po ashtu edhe në potencial, ata janë tepër të fortë. Ne do fokusohemi te loja jonë. Pra, se si do e përballojmë ne. Stadiumi do jetë plotë me tifozë, e ku do jetë motivim për të bërë më të mirën.

qazim laci

Më shumë nga Sport

  • 09:55Xavi Hernandez emërohet trajner i Holandës me një kontratë katërvjeçare
  • 22:39Amir Rrahmani shënon gol të mrekullueshëm nga distanca
  • 11:42Asllani në radarin e tri klubeve të mëdha evropiane
  • 21:58Juventusi arrin marrëveshje me yllin e Serie A-së
  • 21:05Paul Pogba drejt largimit nga Monaco, e ardhmja e tij mbetet në pikëpyetje