Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Raphinha merr fjalën si kapiten i ri i Barcelonës dhe premton trofe

GD
Gazeta Demos19 gusht 2026 në 22:02
Raphinha merr fjalën si kapiten i ri i Barcelonës dhe premton trofe

Raphinha ka mbajtur fjalimin e tij të parë si kapiten i Barcelonës, duke iu drejtuar tifozëve dhe skuadrës para finales së Trofeut Joan Gamper.

Braziliani, i cili së fundmi ka marrë shiritin e kapitenit, përcolli disa mesazhe të rëndësishme për bashkëlojtarët, stafin teknik dhe tifozët katalanas. Fjalimi i tij u prit me duartrokitje të gjata nga të pranishmit në stadium.

Në fillim, Raphinha shprehu mbështetjen për Roony, duke theksuar se skuadra do të qëndrojë pranë tij gjatë periudhës së vështirë që po kalon.

“Dua që ai ta dijë se jemi pranë tij për gjithçka që ka nevojë. Ai është njëri prej nesh”, u shpreh kapiteni i Barcelonës.

Më pas, braziliani përgëzoi lojtarët e klubit që kanë arritur sukses në Kupën e Botës, duke u thënë se kanë shkruar emrin e tyre në historinë e futbollit.

Ai pati një mesazh edhe për anëtarët e rinj të stafit teknik, duke vlerësuar përgjegjësinë që sjell përfaqësimi i Barcelonës.

Sipas Raphinhas, të veshësh fanellën e klubit katalanas është një barrë e madhe, por njëkohësisht një privilegj i jashtëzakonshëm.

Në fund, kapiteni premtoi se skuadra do të japë maksimumin gjatë sezonit të ri për t’u sjellë tifozëve trofe.

“Ne, lojtarët dhe stafi teknik, do të bëjmë gjithçka për t’ju sjellë gëzim. Vetëm së bashku mund të luftojmë për çdo trofe”, deklaroi ai.

Fjalimin e tij Raphinha e mbylli me thirrjen tradicionale: “Visca el Barça dhe Visca Catalunya, gjithmonë”.

raphinhabarcelonëstrofe

Të ngjashme

Telashe për Barcelonën, lëndohet Raphinha

Telashe për Barcelonën, lëndohet Raphinha

16:00

Më shumë nga Sport

  • 20:32Scaloni e konfirmon: Askush nuk do të veshë numrin 10 para ndeshjes lamtumirëse të Messit
  • 20:32Shifra marramendëse, zbulohet paga vjetore e Zhegrovës te Juventusi
  • 20:12Fat për Shqipërinë, Finlanda dhe Bjellorusia ndahen në paqe
  • 19:48Anglia synon fitoren e parë në grup ndaj Çekisë, publikohen formacionet
  • 19:39Forca Shqipëri, publikohen formacionet ndaj San Marinos