Skuadra e Aston Villas ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim ndaj Chelseat me shifrat 1:2 në javën e 18-të në Premier League.
Blutë e Londrës e dominuan pjesën e parë, ku në minutën e 37’të, Joao Pedro shënoi për 1:0.
Në pjesën e dytë, “Villa” u tregua më e fortë dhe tregoi pse është mbi “Blutë”. Ole Watkins u fut në lojë në minutën e 58’të dhe shënoi dy golat e fitores.
Kapiteni i Chelseat, Reece James ka folur pas ndeshjes duke u shprehur i lumtur se si skuadra e tij luajti 60 minutat e para.
