AS Roma ka siguruar kualifikimin në UEFA Champions League, pas një fitoreje të rëndësishme në udhëtim ndaj Hellas Verona FC, në kuadër të javës së fundit të Serie A.
Edhe pse përballë kishte një skuadër që mbyll sezonin në fund të tabelës dhe që ka rënë në Serie B, Roma arriti të marrë tri pikë të arta me rezultat 0-2, transmeton Klankosova.tv.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të dy skuadrat që nuk arritën të konkretizojnë rastet e krijuara, ndërsa loja ishte mjaft e kujdesshme dhe e balancuar në mesfushë.
Hellas Verona FC zhvilloi një paraqitje të mirë në fazën defanzive, por gjithçka ndryshoi në momentin kur Valentini u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak.
