Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Romario për Brazilin: Kjo skuadër ma kujton ekipin kampion të vitit 1994

GD
Gazeta Demos28 qershor 2026 në 16:47
Romario për Brazilin: Kjo skuadër ma kujton ekipin kampion të vitit 1994

Legjenda e futbollit brazilian, Romario, është optimist për ecurinë e Brazilit në Kampionatin Botëror, duke thënë se skuadra aktuale i ngjan ekipit që fitoi titullin e botës në vitin 1994.

Ish-sulmuesi e ka kujtuar se edhe brezi i tij ishte përballur me presion të madh, pasi Brazili kishte pritur njëzet e katër vjet për t’u shpallur kampion bote.

Sipas tij, edhe skuadra e tanishme ka hyrë në turne pas një periudhe të gjatë pa trofe botëror, duke u përballur me pritshmëri të larta.

“Edhe ne u nisëm për në Botëror pa shumë besim nga tifozët dhe mediat. E dinim se nuk ishim skuadra më e fortë teknikisht, por dëshira jonë për t’u bërë kampionë bëri dallimin”, ka deklaruar Romario.

Ai e ka pranuar se nuk mbeti i impresionuar nga paraqitja e Brazilit në ndeshjen e parë të këtij Botërori, por ka thënë se ekipi është përmirësuar ndjeshëm.

“Në ndeshjen e dytë u pa progres, ndërsa pas fitores 3:0 ndaj Skocisë fillova të ndiej se ky është Brazili që më emocionon. Skuadra tregoi peshën dhe rëndësinë e fanellës së Brazilit”, është shprehur ai.

Romario ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të ndjekur Kampionatin Botëror, ku përveç angazhimit si komentator sportiv dhe krijues i përmbajtjes në kanalin e tij “Romario TV”, ai vazhdon edhe detyrën si senator i Rio de Janeiros.

Më shumë nga Sport

  • 21:58Ronaldo në telashe serioze: Federata Portugeze hap procedurë, konsideron ta pezullojë për gjashtë muaj
  • 21:11Fund dramatik, KB Bashkimi fiton ndeshjen e parë ndaj Valmiera Glass
  • 21:03Nga 180 në 50 milionë euro: Rënia e "frikshme" e dy yjeve të Barcelonës
  • 20:43Zhegrova me më së shumti driblime në UEFA Nations League
  • 20:06Messi pas ndeshjes së fundit me Argjentinën: Tashmë më mungon fanella bardhekaltër!