Cristiano Ronaldo ka surprizuar tifozët me një mesazh publik drejtuar Lionel Messit, duke i shprehur vlerësimin për karrierën dhe kontributin e tij me kombëtaren e Argjentinës.
Të mërkurën në mbrëmje, ylli portugez komentoi në një postim të Lionel Messit në Instagram, duke i kushtuar disa fjalë të veçanta rivalit të tij të madh ndër vite.
“Leo, shumë vite duke mbrojtur vendin tënd dhe një trashëgimi që do të zgjasë përgjithmonë. Ke gjithë respektin tim për atë që ke arritur me Argjentinën. Të uroj më të mirat”, shkroi Ronaldo.
Mesazhi i portugezit u bë menjëherë viral në rrjetet sociale. Komenti i tij mori rreth 2 milionë pëlqime, duke nxitur reagime të shumta nga tifozët e futbollit në mbarë botën.



