Venezia ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kosovar, Albion Rrahmani, nga Sparta Praga, ku sipas raportimeve, transferimi i sulmuesit i ka kushtuar klubit italian rreth 7.5 milionë euro.
Reprezentuesi i Kosovës ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u transferuar në Serie A, kampionatin elitar të futbollit italian.
Klubi i inkuadruar këtë sezon në elitën italiane ka njoftuar se Rrahmani është transferuar në formë të përhershme nga Sparta Praga, ndërsa ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2029.
“Venezia FC njofton nënshkrimin e përhershëm të sulmuesit Albion Rrahmani nga Sparta Praga. Sulmuesi kosovar ka nënshkruar një kontratë me Arancioneroverdi deri më 30 qershor 2029”, thuhet në njoftimin e klubit italian.
