Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Sa ka gjasa që Kosova të kualifikohet në “Botëror”, flet trajneri kosovar

GD
Gazeta Demos28 mars 2026 në 17:29
Sa ka gjasa që Kosova të kualifikohet në “Botëror”, flet trajneri kosovar

Trajneri kosovar Gani Sejdiu ka folur para finales së play-offit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Sipas Sejdiut, gjasat për këtë përballje janë të barabarta, pavarësisht cilësisë së kundërshtarit.

“Gjasat janë, mund të them, të barabarta, pavarësisht se Turqia është një kombëtare shumë cilësore me shumë individë të nivelit të lartë në futbollin evropian”, u shpreh ai.

Ai vuri në pah edhe rëndësinë e faktorit fushë dhe mbështetjes së tifozëve.

“Por ne luajmë në shtëpi, në një atmosferë të papërjetuar deri më tani, që pritet të krijohet”, theksoi Sejdiu për ‘GazetaBlic Sport.

Tekniku kosovar shtoi se fitorja ndaj Sllovakisë ka ndikuar shumë në gjendjen psikologjike tek ‘Dardanët’.

“Pas fitores së madhe dhe me shumë klas ndaj Sllovakisë, kombëtarja është në maksimumin e motivimit dhe besimit në aftësitë e saj, të cilat vërtet janë të mjaftueshme për të mposhtur çdo kundërshtar”, deklaroi ai.

Sejdiu nënvizoi se ekipi tashmë ka një identitet të qartë loje dhe besim të madh për të arritur objektivin.

“Kombëtarja ka krijuar një identitet të qartë dhe një strategji që sjell rezultate, dhe kjo më bën shumë të besoj se kemi mundësi të madhe të kalojmë edhe hapin e fundit drejt historisë”, tha ai.

Megjithatë, ai paralajmëroi për kujdes maksimal në momente të caktuara të lojës.

“Duhet pasur kujdes vetëm në disa episode, ku kemi pasur shpërqendrim ndaj Sllovakisë dhe kemi pësuar gola”, u shpreh trajneri.

Në fund, ai theksoi se gabimet mund të jenë vendimtare ndaj një kundërshtari të këtij niveli, por mbetet optimist.

“Në këtë ndeshje nuk duhet gabuar, sepse kundërshtari është i një niveli tjetër dhe më pas është e vështirë të reagojmë. Gjithsesi, nuk ka vend për mosbesim, sepse jemi në gjendje ta kalojmë edhe këtë sfidë”, përfundoi Gani Sejdiu

FC Kosova

Më shumë nga Sport

  • 20:55Prishtina e nis mrekullisht sezonin e ri në Superligë
  • 20:48Barcelona arrin marrëveshje për transferimin e Rodrit nga Manchester City
  • 20:25Mbahet për herë të parë “Streetball” në Mitrovicë
  • 19:08Mirlind Daku bën super asist për Spartakun e Moskës
  • 16:44E fundit! Ronaldo: Ky mund të jetë viti im i fundit në futboll!