Na ndajnë edhe disa ditë nga ndeshja “jetë a vdekje” mes Serbisë dhe Shqipërisë.
Stadiumi Duboqica në Leskovc, do të jetë pikëtakimi ku me gjasë do të vendosë edhe vendin e dytë në grupin kualifikues për Botërorin e vitit 2026.
Kombëtarja serbe do të ketë të paktën 6 mungesa për ndeshjen vendimtare për pley off-in e Botërorit ndaj Shqipërisë në 11 tetor në Leskovc, ndërsa lista mund të zgjatet.
Stojkovic i dha emrat me një ritëm çuditshmërisht të ngadalshëm gjatë konferencës për shtyp, duke kujtuar se Ilic, Lukic, Nedeljkovic, Milinkovic Savic dhe Katai janë të dëmtuar, ndërsa Milenkovic i pezulluar, ashtu si edhe Lukiç, që gjithashtu u lëndua në Angli.
