Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Shkon në dy numri i tifozëve shqiptarë nga aksidenti në Rumani, publikohen emrat

GD
Gazeta Demos27 janar 2026 në 21:07
Shkon në dy numri i tifozëve shqiptarë nga aksidenti në Rumani, publikohen emrat

Genci Sadiku dhe Vasil Palo janë 2 shqiptarët që ndodheshin në makinën e përfshirë në aksidentit tragjik në Rumani, siç raporton gazetari i Top Channel Artur Bibe.

Ende nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa raportohet se nga aksidenti kanë humbur jetën 7 persona, dhe 3 kanë mbetur të plagosur.

Lista e emrave të personave që ndodheshin në mjetin e aksidentuar:

Aksidenti ndodhi në Rumani, kur një furgon me tifozë të ekipit grek PAOK të Selanikut, të cilët udhëtonin drejt Francës për të ndjekur ndeshjen kundër Lionit në Europa League, por fatkeqësisht u përfshi në aksident në autostradën pranë qytetit Lugoj.

Të gjithë tifozët ishin të moshës 25 deri në 30 vjeç.

Sipas autoriteteve rumune, furgoni tentoi të parakalonte një kamion-cisternë, por gjatë rikthimit në korsi u përplas fillimisht me të dhe më pas kaloi në krahun e kundërt të rrugës, ku u përplas me një kamion tjetër. Në aksident u përfshinë gjithsej katër mjete.

Gjashtë nga viktimat humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër ndërroi jetë gjatë transportit drejt spitalit. Helikopterët e emergjencës nuk mundën të ndërhyjnë për shkak të kushteve të këqija atmosferike, ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalin e qytetit Lugoj.

Ministria e Jashtme e Greqisë dhe ambasada greke në Bukuresht ndodhen në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet rumune, për identifikimin e viktimave dhe mbështetjen e familjarëve.

Klubi i PAOK ka shpallur zi dhe ka njoftuar se do të mbulojë të gjitha shpenzimet për kthimin e trupave dhe ndihmën ndaj të plagosurve.

Ndërkohë kërkesa për anulimin e ndeshjes nuk është pranuar nga federata europiane Futbollit.

aksident

Të ngjashme

Aksident në mes një veture dhe autobusi në Prishtinë

Aksident në mes një veture dhe autobusi në Prishtinë

19:04
Aksident mes një veture dhe një motoçiklete te Parku i Qytetit në Prishtinë

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete te Parku i Qytetit në Prishtinë

23:17
Aksident në rrugën Elbasan-Peqin, humb jetën një 70-vjeçare – lëndohen tre të tjerë

Aksident në rrugën Elbasan-Peqin, humb jetën një 70-vjeçare – lëndohen tre të tjerë

22:59

Më shumë nga Sport

  • 15:59Pensionohet Pedro, legjenda e Spanjës dhe e Barcelonës
  • 15:57E pabesueshme, David Silva i kthehet futbollit në moshën 40 vjeçare
  • 15:56Arrestohet kapiteni i skuadrës së La Ligas
  • 21:14“Nëse nuk më do, vetëm ma thuaj”, Ronaldo rrëfen gjithçka për përplasjen me Jesus dhe kërkon që Portugalia ta dënojë
  • 21:04Çfarë “rakete” nga Asllani, Kombëtarja Shqiptare në epërsi