Shqiptarët vazhdojnë të shkruajnë emrin në librin e rekordeve Guinness. Artan dhe Arnold Balla kanë hyrë për herë të tretë në librin e rekordeve Guinness. Më 23 qershor 2026, në New York, ata vendosën rekordin për kohëzgjatjen më të madhe të balancimit të një personi me kokë poshtë mbi një dorë, duke e mbajtur pozicionin për 31.22 sekonda.
Pas këtij rekordi qëndrojnë 18 vjet punë dhe përgatitje, ndërsa për vëllezërit Balla ky është rezultati i një rrugëtimi të gjatë si artistë profesionistë.
“Përgatitja për këtë rekord është si rezultat i 18 viteve punë që ne i kemi si profesionistë artistë profesionistë edhe ne e realizuam rekordin për 22 sekonda, por që në realitet janë 18 vite punë për të arritur në në këto nivele”, tha Arnold Balla.
Për Artan Ballën, ajo që kanë arritur ndër vite ka qenë gjithmonë diçka që nuk ishte menduar më parë.
“Si vëllezërit Balla gjithë projekti jonë ka qenë gjithmonë që ajo çfarë ne kemi arritur ka qenë diçka që nuk ishte menduar ndonjëherë, ashtu si dhe vetë Simon Cowell tha që këtë që keni bërë nuk ishte menduar ndonjëherë që të arrinte. Edhe ky si rekord edhe vetë nuk e kishim menduar, por që nga puna e gjithë këtyre viteve dhe që duke u bashkuar bashkë edhe me kompaninë tonë edhe me njerëzit që kemi dhe me njerëzit që na mbështesin, na ka shtyrë që ne të arrijmë këtë rekord të tretë, ka thënë Balla.
Pas tre rekordeve Guinness, ambiciet e vëllezërve shqiptarë mbeten të mëdha. Por këtë herë, nëse do të vendosin një tjetër rekord, synimi është që ai të realizohet në trojet shqiptare.
