Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

“Si idiot, nuk mund të flas me personalitete të famshme”: Lionel Messi i mërzitur me veten që nuk di anglisht

GD
Gazeta Demos27 shkurt 2026 në 14:43
“Si idiot, nuk mund të flas me personalitete të famshme”: Lionel Messi i mërzitur me veten që nuk di anglisht

Sulmuesi Lionel Messi ka pranuar se pendohet që nuk mësoi anglisht kur pati mundësinë.

Legjenda e Barcelonës njihet për faktin se nuk e flet anglishten, duke pasur shpesh nevojë për përkthyes dhe duke i zhvilluar të gjitha intervistat në gjuhën spanjolle.

Messi tha se ndihet disi “idiot” që nuk e shfrytëzoi mundësinë për të mësuar anglisht gjatë shkollës dhe se kjo e bënte të ndihej në siklet dhe inferior kur takonte personalitete të famshme me të cilët nuk mund të komunikonte.

“Pendohem për shumë gjëra”.

“Nuk e mësova anglishten kur isha fëmijë. E kisha kohën për ta studiuar dhe nuk e bëra. Pendohem thellësisht”

“Kam përjetuar situata kur kam qenë me personalitete të jashtëzakonshme me të cilët mund të bisedoja dhe ndihesh gjysmë injorant. Gjithmonë mendoja: ‘Sa idiot, si e humba kohën’”.

“Kur je i ri, nuk e kupton. Sot këtë ua them fëmijëve të mi: të kenë një arsim të mirë, të studiojnë dhe të jenë të përgatitur. Gjithmonë u them fëmijëve të mi ta shfrytëzojnë mundësinë. Ata kanë një situatë ndryshe nga ajo që kisha unë, edhe pse mua nuk më ka munguar asgjë”, tha Messi në podcastin “Miro de Atras”.

Messi u transferua nga Argjentina te Barcelona në moshën 14-vjeçare, duke iu bashkuar akademisë së klubit La Masia pas kontratës së famshme të nënshkruar në një pecetë.

Ai e përshkroi vitin e tij të fundit të shkollës në Argjentinë si “një katastrofë”.

“E dija që do të largohesha. Në Barcelonë e përfundova shkollën e mesme me fëmijët e tjerë që shkuan te La Masia”, kujtoi ai.

lionel messi

Më shumë nga Sport

  • 22:48Vdes Erdogan Celina, ikona e futbollit të Kosovës
  • 20:55Prishtina e nis mrekullisht sezonin e ri në Superligë
  • 20:48Barcelona arrin marrëveshje për transferimin e Rodrit nga Manchester City
  • 20:25Mbahet për herë të parë “Streetball” në Mitrovicë
  • 19:08Mirlind Daku bën super asist për Spartakun e Moskës