Eardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi duket se është vendosur, pasi trajneri Luciano Spalletti nuk e preferon futbollistin kosovar.
Gazetari italian Mirko Di Natale raporton se drejtuesit e klubit dhe Spalletti kanë marrë vendim që Zhegrova të mbetet jashtë listës për Champions League, ndërsa rrezikon të mos përfshihet as në listën për Serie A.
“Spalletti nuk është një admirues i madh i Edon Zhegrovës. Vendimet tashmë janë marrë si nga klubi, ashtu edhe nga trajneri”, deklaroi Di Natale.
