Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Skandali në derbin serb: Një minutë heshtje për Ratko Mlladiqin, kriminelin e dënuar nga Haga

GD
Gazeta Demos6 shtator 2026 në 22:02
Skandali në derbin serb: Një minutë heshtje për Ratko Mlladiqin, kriminelin e dënuar nga Haga

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur para derbit të 180-të të përjetshëm mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Serbisë.

Para fillimit të ndeshjes, tifozët e Partizanit nisën thirrjet në mbështetje të Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Situata mori përmasa edhe më skandaloze kur, para fillimit të ndeshjes në stadiumin “Rajko Mitiq”, u mbajt një minutë heshtje për Mlladiqin, e shoqëruar me koreografi në tribunat e stadiumit.

Mlladiqi u shpall fajtor në Hagë për përgjegjësinë e tij në disa prej krimeve më të rënda të kryera gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë, ku u vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem boshnjakë.

Mbajtja e një minute heshtjeje në nderim të një personi të dënuar me burgim të përjetshëm për krime të rënda lufte ka shkaktuar reagime të ashpra dhe është një tjetër shembull i atmosferës së rëndë që shpesh e shoqëron derbin më të madh të futbollit serb.

dënuarderbinserb

Të ngjashme

Shtetasi serb godet një vajzë të mitur në Rudarë, e njëjta dërgohet në Spital

Shtetasi serb godet një vajzë të mitur në Rudarë, e njëjta dërgohet në Spital

08:58
Drejtonin grupin kriminal shqiptar në Angli, dërgohen në mbajtje babë bir dhe axhë

Drejtonin grupin kriminal shqiptar në Angli, dërgohen në mbajtje babë bir dhe axhë

10:42

Më shumë nga Sport

  • 22:19GOOOOOOL! Cisse realizon gol ndaj Juventusit, ekipi i Milanit në avantazhit
  • 21:52Alonso pas humbjes nga Arsenali: “Na dhemb”
  • 21:38Kerjota e “lëshoi” një raketë, futbollisti shqiptar ia siguroi fitoren Hearts-it në Skoci
  • 21:37Rey Manaj i jashtëzakonshëm, ia siguron fitoren Sivassporit
  • 20:53Kombinim fantastik Muçi – Salah, futbollisti shqiptar shënon gol për Trabzonin