Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Spalletti vlerëson Edon Zhegrovën pas ndeshjes me Pisan

GD
Gazeta Demos28 dhjetor 2025 në 09:38
Spalletti vlerëson Edon Zhegrovën pas ndeshjes me Pisan

Deklarata e Luciano Spallettit për Edon Zhegroven vjen pas fitores 2-0 të Juventusit ndaj Pisas të zhvilluar dje, ndeshje në të cilën reprezentuesi i Kosovës pati një ndikim të menjëhershëm pas inkuadrimit në lojë.

Zhegrova u fut në fushë në minutën e 60-të dhe ndryshoi rrjedhën e takimit, duke i dhënë më shumë ritëm dhe kreativitet fazës sulmuese të bardhezinjve. Me guximin në lojën një kundër një dhe lëvizjet e shpejta në krah, ai ringjalli lojën e Juventusit në një moment kur ekipi po has­te vështirësi për të thyer mbrojtjen e Pisas.

Anësori kosovar ishte kyç në aksionin e golit të parë, i cili nisi pikërisht nga këmbët e tij, duke krijuar hapësirat që çuan te avantazhi i Juventusit dhe i hapën rrugë fitores.

Pas ndeshjes, Spalletti e vlerësoi lart paraqitjen e Zhegrovas, duke theksuar cilësinë e tij në driblim dhe vizionin e lojës: “Zhegrova di si ta bëjë driblimin një kundër një në cep të zonës… pak lojtarë e kanë atë cilësi. Është sikur luan me syze 3D kur është në fushë.”

Me këtë paraqitje, Edon Zhegrova konfirmon edhe një herë rëndësinë e tij në skuadër, duke u shndërruar në një faktor vendimtar sa herë që i jepet mundësia.

Edon Zhegrova

Më shumë nga Sport

  • 20:58Vojvoda: Jemi të dëshpëruar, por kjo pikë na bën më të fortë
  • 20:39Asllani pas barazimit me Austrinë: Kemi bërë një lojë shumë të mirë
  • 20:24Zhegrova më i miri i ndeshjes, këto janë notat e lojtarëve pas takimit Kosova vs Austria
  • 19:56Kosova lëshon fitoren në fund, Austria barazon në “Fadil Vokrri”
  • 19:48Austria dënon Kosovën, barazon rezultatin