Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Sport

Të enjten shorti i Euro-s U21, kuqezinjtë e vegjël do të mësojnë fatin e tyre për kompeticionin madhor

GD
Gazeta Demos24 nëntor 2026 në 15:57
Të enjten shorti i Euro-s U21, kuqezinjtë e vegjël do të mësojnë fatin e tyre për kompeticionin madhor

Pasditen e së enjtes në Beograd do të hidhet shorti i Kampionatit Evropian të U21 që do të zhvillohet vitin e ardhshëm nga 16 qershori deri në 3 korrik. Kombëtarja shqiptare, do të jetë në fazën finale të kompeticionit si skuadra e një prej vendeve organizatore së bashku me 15 skuadra të tjera.

Të 16 ekipet pjesëmarrëse janë ndarë në 4 vazo me nga katër skuadra, një ndarje që është bërë në bazë të klasifikimit të koefiçentëve të UEFA për kombëtaret U21. Ndarja e skuadrave në vazo është e tillë:

Vazo 1 : Spanja, Gjermania, Anglia, Portugalia

Vazo 2 : Franca, Italia, Holanda, Kroacia

Vazo 3 : Polonia, Greqia, Finlanda, Norvegjia

Vazo 4 : Belgjika, Çekia, Serbia, Shqipëria

Kombëtarja shqiptare do të jetë në pozicionin B1, ndërkohë që A1 është për Serbinë, vendi tjetër organizator. Në fazën e parë, të 4 grupet e kompeticionit do të përbëhen nga 4 skuadra dhe dy ekipet e para të çdo grupi do të kualifikohen në çerekfinale për të vijuar më pas me gjysmëfinalet dhe finalen. Skema që përcakton çiftet çerekfinaliste është e tillë; fituesja e Grupit A do të përballet me ekipin e vendit të dytë të Grupit C, ndërsa fituesi i Grupit C do të luajë me vendin e dytë të Grupit A. Ndërsa fituesja e Grupit B do të luajë me të dytën e Grupit D dhe fituesja e Grupit D do të përballet me të dytën e Grupit B

Sfidat e UEFA EURO U-21 2027 do të zhvillohen në tetë stadiume, katër prej të cilave në Shqipëri. Stadiumet shqiptare që do të presin ndeshjet e këtij kompeticioni kaq të rëndësishëm janë: “Arena Kombëtare” dhe “Arena e Demave” në Tiranë, “Elbasan Arena” në Elbasan dhe stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Evropiani U21 do të nisë në 16 qershor dhe do të mbyllet në 3 korrik të vitit të ardhshëm me Shqipërinë që do të jetë në qendër të vëmendjes në futbollin e kontinentit të vjetër.

grupitvazoshorti

Më shumë nga Sport

  • 22:56Mbrëmje e çmendur në Champions League, këto janë rezultatet
  • 22:54Lille përmbys Bayern Munichun, bavarezët pësojnë humbje në Ligën e Kampionëve
  • 22:52"Nuk mund të pësojmë gola të tillë në këtë nivel" - Flick flet pas fitores ndaj Sabah
  • 22:21Muriqi realizon në minutën e 56-të, Fenerbahce kalon sërish në epërsi ndaj Shakhtar Donetsk
  • 21:51Përfundojnë pjesët e para në Champions League, këto janë rezultatet pas 45 minutave të parë