Maroku ka paralajmëruar se mund të mos marrë më pjesë në edicionet e ardhshme të Kupës së Kombeve të Afrikës (AFCON), pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), e cila shpalli Senegalin fitues të trofeut.
Sipas raportimeve, Federata Marokene e Futbollit ka njoftuar CAF-in për pakënaqësinë e saj me këtë vendim dhe është duke shqyrtuar mundësinë e bojkotimit të turneve të ardhshme. Zyrtarët e futbollit maroken konsiderojnë se vendimi ka dëmtuar integritetin e garës dhe nuk janë të gatshëm ta pranojnë rezultatin.
