Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Thirrjet raciste, reagon Prishtina e Re: Ofendimet erdhën nga kapiteni Betim Haxhimusa!

GD
Gazeta Demos15 shkurt 2026 në 17:05
Thirrjet raciste, reagon Prishtina e Re: Ofendimet erdhën nga kapiteni Betim Haxhimusa!

KF Prishtina e Re ka reaguar ashpër pas incidentit të ndodhur në ndeshjen e sotme kampionale ndaj FC Ferizaj, ku sipas klubit, futbollistët Cheick Doukoure dhe Toni Gomes janë përballur me ofendime me përmbajtje racore.

Sipas reagimit të klubit, ofendimet dyshohet se janë drejtuar nga kapiteni i skuadrës kundërshtare, Betim Haxhimusa. KF Prishtina e Re e ka cilësuar rastin si të papranueshëm dhe në kundërshtim me vlerat bazë të sportit dhe shoqërisë.

“Në emër të klubit, dënojmë pa asnjë rezervë çdo formë të racizmit dhe diskriminimit. Futbolli është lojë e respektit, barazisë dhe bashkimit, dhe çdo veprim që cenon këto vlera është i papranueshëm,” thuhet në deklaratën e klubit.

Tutje, klubi ka bërë të ditur se rasti do të procedohet zyrtarisht pranë Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), duke kërkuar që organet kompetente të trajtojnë çështjen me seriozitet dhe të ndërmarrin masa disiplinore sipas rregulloreve në fuqi.

KF Prishtina e Re ka shprehur mbështetje të plotë për lojtarët e saj dhe ka theksuar se racizmi nuk duhet të ketë vend në futboll apo në shoqëri.

prishtina e re

Më shumë nga Sport

  • 18:42Rodrygo afër rikthimit nga lëndimi i gjatë, ka nisur të punojë me top
  • 17:34Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë, zbulohet data e seancës
  • 17:33S’i zgjati shumë, Astrit Fazliu dorëhiqet nga pozita e trajnerit të Dinamo Ferizajit
  • 16:40Prishtina e fortë edhe me juniorë, fiton bindshëm ndaj Ferizajt dhe merr kreun e tabelës
  • 16:24UEFA i thotë Federatës irlandeze se nuk mund ta hetojë një akuzë për racizëm ndaj Izraelit