Sulmuesi i Atletico Madridit, Julian Alvarez, pritet të mirëpritet me duartrokitje në këmbë nga tifozët e Barcelonës në derbin e ardhshëm të La Ligas.
Sipas emisionit të njohur spanjoll “El Chiringuito”, mbështetësit katalunas po planifikojnë t’i dhurojnë një ovacion të veçantë yllit argjentinas në përballjen mes Barcelonës dhe Atletico Madridit, e cila zhvillohet më 2 dhjetor në stadiumin “Camp Nou”
Ky takim pritet të sjellë një atmosferë emocionuese për Alvarezin, i cili do të jetë në qendër të vëmendjes së publikut vendas, pavarësisht se në fushë do të paraqitet si rival me fanellën e skuadrës madrilene.

