Bleart Tolaj ishte zyrtarizuar si futbollist i Gjilanit në mbrëmjen e 1 korrikut. Pak minuta më vonë, me postim kishte dalë edhe Ballkani i Suharekës, që kishte njoftuar se Tolaj ka vazhduar me klubin suharekas edhe për dy edicione.
Tolaj më herët kishte nënshkruar për Gjilanin kontratë dyvjeçare. Dhe ka shpjeguar të premten gjatë ditës, se do të mbetet te kjo skuadër.
“Dua ta bëj të qartë se unë zyrtarisht jam lojtar i Gjilanit. Jam i lumtur për këtë hap në karrierën time dhe i përkushtuar maksimalisht për të dhënë gjithçka për fanellën e klubit”, ka shkruar Tolaj në Facebook.
