Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Trajneri i Austrisë kritikon fushën në “Fadil Vokrri”: Është e pakuptimtë që nuk është mirëmbajtur

GD
Gazeta Demos3 tetor 2026 në 14:00
Trajneri i Austrisë kritikon fushën në “Fadil Vokrri”: Është e pakuptimtë që nuk është mirëmbajtur

Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, ka kritikuar gjendjen e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri”, një ditë para ndeshjes ndaj Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve. 

Ndeshja Kosovë – Austri luhet nesër nga ora 18:00. 

Në konferencën për media të mbajtur në Prishtinë pasi kryen stërvitje, Rangnick ka thënë se fusha në Vjenë ishte e sapo rinovuar dhe në gjendje shumë të mirë, ndërsa sipas tij terreni në “Fadil Vokrri” nuk është mirëmbajtur siç duhet.

“Është komplet ndryshe. Në Vjenë luajtëm në një terren të freskët, të sapo rinovuar. Në Prishtinë kam parë një terren jo shumë të mirëmbajtur. Është e pakuptimtë. Moti është i mirë dhe terreni duhej të ishte në nivel”, ka thënë Rangnick.

Ai shtoi se gjendja e fushës do të jetë e njëjtë për të dyja skuadrat, duke përmendur edhe lojtarët e Kosovës.

“Do të jetë njësoj për të dyja. Njoh edhe disa lojtarë të Kosovës që nuk do t’u pëlqejë terreni”, shtoi trajneri austriak.

Rangnick e pranoi se nesër do të jetë ndeshja më e komplikuar shkaku i terrenit.

“Duhet të jemi të durueshëm dhe deri në fund të jetë baras. Durimi duhet të jetë maksimal. Duhet ta shohim edhe një herë ndeshjen e parë dhe pastaj të shohim”.

Rangnick konfirmoi se në dispozicion i ka pothuajse të gjithë futbollistët, me përjashtim të Carney Chukwuemekas, i cili mbetet në dyshim.

Sa i përket ndeshjes, trajneri i Austrisë ka thënë se skuadra e tij synon fitoren në Prishtinë.

“Natyrisht, nuk duam të humbim në Prishtinë. Por ne duam t’i marrim tri pikët, ashtu siç donim në Irlandë. Në pjesën e dytë luajtëm me të gjitha forcat dhe morëm një pikë”, u shpreh Rangnick.

Në konferencë foli edhe Patrick Wimmer, një prej lojtarëve kryesorë të Austrisë, i cili po ashtu pati kritika për fushën. Ai ka thënë se skuadra është përgatitur maksimalisht për përballjen me Kosovën.

“Atmosfera është në rregull. Rezultati në Irlandë nuk ishte ai që menduam. Nesër duam të fitojmë. E shohim një ndeshje të vështirë, por jemi përgatitur maksimalisht”, tha Wimmer.

Ai u shpreh i kënaqur me minutazhin që po merr tek Austria dhe tha se ekipi ka pasur mundësi të rikuperohet mirë para ndeshjes.

“Jam i lumtur që po luaj shumë dhe do të luaj edhe ndaj Kosovës. Kemi edhe rigjenerim të mirë nga stafi dhe kemi mundësi të kemi minutazh të madh”, deklaroi Wimmer.

Sulmuesi shtoi se nga të gjithë lojtarët e Kosovës njeh më mirë Fisnik Asllanin, Leon Avdullahun e Albian Hajdari, meqë luajnë te e njëjta skuadër - Hoffenheimi. E konsideroi Asllanin si lojtarin më të rrezikshëm. 

Në grupin B3 të Ligës së Kombeve, pas tri ndeshjeve, Austria prin me shtatë pikë, Kosova e dyta me katër, Irlanda e treta me katër, ndërsa Izraeli e fundit ka një pikë.

trajneriaustrisëfadil

Më shumë nga Sport

  • 23:21Ndalet përpak ndeshja Maqedoni e Veriut-Skoci, në fushë hyn një qen
  • 23:06S’ka që e ndal këtë Spanjë, fitojnë edhe ndaj Çekisë
  • 23:05Maqedonia e Veriut s’di çka është fitorja, mposhten edhe nga Skocia
  • 21:53Modric: Hera e parë që më erdhi marre që vesha fanellën kroate
  • 21:52Pas Superkupës, Bashkimi e “çmonton” Trepçën edhe në Superligën e basketbollit