Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Trajneri i Juventusit e konfirmon: Zhegrova mungon edhe ndaj Dortmundit

GD
Gazeta Demos12 shtator 2025 në 17:28
Trajneri i Juventusit e konfirmon: Zhegrova mungon edhe ndaj Dortmundit

Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka konfirmuar se sulmuesi kosovar Edon Zhegrova nuk do të jetë i gatshëm as për derbin ndaj Interit, e as për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit.

Zhegrova iu bashkua gjigantit italian në ditët e fundit të afatit kalimtar veror nga Lille, për një shumë që raportohet të jetë mes 15 dhe 20 milionë euro.

Edhe pse kishte shpresa që ai të debutonte në derbin kundër Interit, Tudor i ka hedhur poshtë këto mundësi duke theksuar se lojtari është ende në proces rikuperimi pas një periudhe të gjatë pa luajtur.

“Ai (Edon Zhegrova) po rikthehet nga një periudhë e gjatë pa luajtur. Ende i duhet kohë për ta marrë plotësisht veten, të përforcohet dhe të përmirësohet.”, tha trajneri i Juves.

Sipas Tudor, Zhegrova do të mungojë në dy sfidat e radhës, por pritet të nisë integrimin gradualisht në skuadër.

“Edoni nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e radhës (ndaj Interit dhe Dortmundit), por do ta nisim ta integrojmë në skuadër gradualisht nga ndeshja me Veronan.”, deklaroi ai.

Derbi i madh mes Juventusit dhe Interit zhvillohet të shtunën nga ora 18:00.

Më shumë nga Sport

  • 09:55Xavi Hernandez emërohet trajner i Holandës me një kontratë katërvjeçare
  • 22:39Amir Rrahmani shënon gol të mrekullueshëm nga distanca
  • 11:42Asllani në radarin e tri klubeve të mëdha evropiane
  • 21:58Juventusi arrin marrëveshje me yllin e Serie A-së
  • 21:05Paul Pogba drejt largimit nga Monaco, e ardhmja e tij mbetet në pikëpyetje