Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Trajneri i Zvicrës për Xhakën: E ka pranuar gabimin, tani duhet të gjejmë zgjidhjen

GD
Gazeta Demos23 shtator 2026 në 16:06
Trajneri i Zvicrës për Xhakën: E ka pranuar gabimin, tani duhet të gjejmë zgjidhjen

Eardhmja e Granit Xhakës me kombëtaren e Zvicrës mbetet e hapur, ndërsa trajneri Murat Yakin ka folur mbi situatën që ka përfshirë kapitenin zviceran pas çështjes së certifikatës së falsifikuar të vaksinimit kundër COVID-19.

Yakin ka bërë të ditur se Xhaka e ka pranuar gabimin dhe se tashmë ka marrë përgjegjësinë publike për veprimin e tij.

“Graniti e ka kuptuar se ka bërë një gabim. Atij i vjen keq dhe publikisht e ka marrë përgjegjësinë për sjelljen e tij”, ka deklaruar Yakin në një intervistë për “Blick”

Xhaka ishte planifikuar t’i bashkohej Zvicrës në Belek, aty ku skuadra po përgatitet për ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve. Megjithatë, pas bisedimeve me presidentin e Federatës Zvicerane të Futbollit (SFV), Peter Knäbel, mesfushori vendosi të qëndrojë për disa javë jashtë grumbullimit.

Vendimi u mor me synimin që kombëtarja të mos shpërqendrohej nga debati publik që ka shkaktuar kjo çështje.

“Është sigurisht një keqardhje e madhe nga aspekti sportiv që duhet të bëj pa të. Por, ne ramë dakord se ky është vendimi i duhur në këtë moment”, u shpreh Yakin.

Sa i përket rikthimit të Xhakës në grumbullimin e ardhshëm, trajneri zviceran nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare. Sipas tij, situata do të diskutohet sërish pasi të përfundojnë katër ndeshjet e radhës të kombëtares

“Jam i bindur se do të gjejmë një zgjidhje të mirë për të gjithë. Unë dhe Graniti jemi gjithmonë në kontakt”, tha Yakin.

Ai shtoi se e vlerëson mënyrën se si Xhaka po e menaxhon situatën dhe theksoi se kapiteni po vepron duke pasur parasysh interesin e skuadrës.

“Ai është shumë i matur, i kthjellët dhe mendon e vepron në interesin më të mirë të ekipit. E vlerësoj shumë këtë”, përfundoi trajneri i Zvicrës.

trajnerizvicrësyakin

Të ngjashme

Çfarë do të ndodhë me Xhakën? Përzgjedhësi i Zvicrës jep sinjalet e para për të ardhmen e yllit shqiptar

Çfarë do të ndodhë me Xhakën? Përzgjedhësi i Zvicrës jep sinjalet e para për të ardhmen e yllit shqiptar

21:01

Më shumë nga Sport

  • 23:43Zyrtare: Uldedaj zbulon kundërshtarin, rrahet në mes të Tiranës për titullin IBO
  • 22:11KB Peja “shkatërrohet” nga skuadra rumune në FIBA Europe Cup
  • 21:04Kosovë vs Austri, dalin në shitje biletat
  • 19:55Ronaldo: Disa duan të më “vrasin”, por u duhet pushka – kam dy ëndrra para se të pensionohem
  • 19:51“Kosovë, e meriton me qenë e para”, Donjeta Sadiku pasi fitoi meçin sot: Synimi im është e arta!