Gazeta më e madhe italiane “Gazzetta dello Sport” i ka kushtuar një shkrim të veçantë formës së Edon Zhegrovës, paraqitjes që kishte me Cagliarin si dhe vendimit të gabuar së Luciano Spallettit për të mos e përfshirë në Ligën e Evropës.
“Gazzetta dello Sport” e ka quajtur “turp” vendimin e Spallettit për ta lënë Zhegrovën jashtë listës, shkaku që anësori ishte i vetmi që e ngjalli Juventusin në barazimin me Cagliarin.
“Drita e vetme e Juventusit në errësirën e Cagliarit ka vetëm një emër: Zhegrova. Me të në fushë, skuadra e Spallettit u rikthye në lojë dhe ishin më vendimtar para golit”.

