Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

“Turqia është favorit”, Milot Rashica: Pres me padurim ndeshjen!

GD
Gazeta Demos30 mars 2026 në 09:35
“Turqia është favorit”, Milot Rashica: Pres me padurim ndeshjen!

Kombëtarja e Kosovës është gati për përballjen e rëndësishme të fazës “playoff”, ku nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të presë Turqinë.

Një nga figurat kryesore të skuadrës, Milot Rashica, u shpreh para ndeshjes me realizëm dhe optimizëm, duke vlerësuar kundërshtarin, por edhe duke theksuar besimin te cilësia e ekipit, shkruan Indeksonline

“Sado që duam të fitojmë, duhet ta pranojmë se Turqia është favorite në këtë ndeshje. Megjithatë, edhe ne jemi të etur për sukses dhe krenarë që përfaqësojmë vendin tonë. Prandaj po e presim me padurim këtë përballje, duke besuar në cilësinë tonë dhe në mundësinë për të bërë histori,” deklaroi Rashica për mediumin turk Sözcü.

Ndeshja pritet të zhvillohet në një atmosferë elektrizuese, me tifozët që do të mbështesin fuqishëm “Dardanët” në këtë sfidë vendimtare. Kosova synon të shfrytëzojë faktorin vendas dhe të bëjë një hap të madh drejt një arritjeje historike në arenën ndërkombëtare.

Më shumë nga Sport

  • 23:35Flitet se FSHF ka nisur kontaktet me yllin e Serie A-së për të përfaqësuar Shqipërinë
  • 23:27“Nations League”/ Këta janë fituesit e ndeshjeve të sotme
  • 23:00Anglia gjen fitoren e parë në “Nations League”, mposhtin Çekinë
  • 22:55S’ka që e ndal Spanjën, e “shpartallon” Kroacinë
  • 22:43Pa mëshirë drejt fitores, Shqipëria dominon totalisht ndaj San Marinos