Scott McTominay, 29 vjeç, iu nënshtrua një operacioni në zemër në shtator.Një muaj më vonë, mesfushori është rikthyer në fushën e futbollit.
Ndërhyrja kirurgjikale e McTominay u zhvillua në Mançester më 8 shtator. Ishte një procedurë ablacioni një operacion minimal invaziv për të korrigjuar një ritëm të parregullt të zemrës.
Procedura ishte e suksesshme dhe 30 ditë më vonë, McTominay tani është rikthyer në stërvitje me ekipin e klubit Napoli.
Të mërkurën, skocezi iu nënshtrua testeve që treguan se është i aftë të kthehet në stërvitje me ekipin, pasi u stërvit më vete gjatë rikuperimit të tij.

