Ka ndërruar jetë sot në moshën 88-vjeçare, një nga figurat më të shquara të basketbollit kosovar, Mithat Belegu.
Belegu konsiderohej një nga pionierët e basketbollit në Pejë dhe në Kosovë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në zhvillimin e këtij sporti për më shumë se pesë dekada.
Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm si basketbollist, trajner, gjyqtar ndërkombëtar dhe veprimtar sportiv.
I vlerësuar si basketbollisti më i mirë kosovar i viteve ’60, Belegu vazhdoi të shërbejë për basketbollin edhe pas përfundimit të karrierës si lojtar.
