Java e 9-të e Superiores solli një surprizë të madhe në fushën e Vlorës.
Flamurtari, skuadra e fundit në renditje, arriti një fitore historike ndaj Vllaznisë kryesuese.
Ndeshja e zhvilluar në Vlorë ishte betejë e vërtetë, por goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 73’ nga Marku me penallti, e cila erdhi në mënyrë të çuditshme pas një goli të anuluar vetëm pak momente më parë.
