Vinicius Jr mbrëmë u ndëshkua me karton të kuq.
Kjo për shkak se braziliani kishte ngrehur për flokësh, Nathan Saliban gjatë aksionit ku shënoi dhe gol, por që u ndërpre nga VAR dhe u përjashtua nga ndeshja duke protestuar fuqishëm për këtë vendim.
Ai mund të dënohet deri në 4 ndeshje pezullim, mes tyre edhe “El Clasico” ndaj Barcelonës.
Sipas nenit 130 të Kodit Disiplinor të futbollit spanjoll, sjellja e dhunshme gjatë lojës, kur nuk shkakton pasoja dëmtuese apo lëndime, mund të dënohet me pezullim nga një deri në tri ndeshje, ose deri në një muaj.
Megjithatë, rregullorja parashikon një tjetër interval dënimi kur veprimi ndodh jashtë aksionit të lojës, në një moment kur lojtari nuk ka mundësi të luajë topin, ose kur loja është e ndalur. Në këtë rast, pezullimi mund të jetë nga dy deri në tri ndeshje.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendim