Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Vojvoda përfshihet në formacionin më të mirë të javës në Serie A

GD
Gazeta Demos31 tetor 2025 në 18:30
Vojvoda përfshihet në formacionin më të mirë të javës në Serie A

Në mesjavë u zhvillua xhiroja e nëntë në kampionatin italian Serie A, e cila prodhoi shumë gola dhe sfida interesante.

Java nisi të martën me Napolin që triumfoi ndaj Lecces në transfertë dhe Milani që luajti baras ndaj Atalantës.

Juventusi e mposhti në shtëpi Udinesen, ndërsa Roma siguroi fitore ndaj Parmës para tifozëve të saj. Interi gjithashtu tregoi fuqinë duke triumfuar bindshëm ndaj Fiorentinës në ‘Giuseppe Meazza’. Fitore mori edhe Como, të cilët mposhtën Hellas Veronën në shtëpi me rezultat 3-1.

Një ndër autorët e golave në këtë sfidë ishte edhe ylli kosovar Mërgim Vojvoda. Ky ishte goli i tij i parë këtë sezon, që ia siguroi vendin në formacionin më të mirë të javës në Serie A.

Vojvoda u përfshi në formacion së bashku me yje të tjerë si Hakan Calhanoglu, Nicolo Zaniolo dhe Ademola Lookman.

Reprezentuesi kosovar do të rikthehet sërish në aksion me Comon nesër (e shtunë), ku e pret një sfidë tejet e vështirë në udhëtim ndaj kampionit në fuqi, Napolit.

Më shumë nga Sport

  • 17:28Ronaldo iu bashkua “shakasë kosovare” për dasmat: “Ma mirë me ato pare shkoj n’deti”
  • 17:21Albin Krasniqi shpallet “Ylli i Javës” pas xhiros së parë në Superligë
  • 17:11Manchester City përgatit ofensivë të madhe në merkato, Maresca synon tre yje të Chelseat
  • 17:11Krizë e vërtetë te Atlético, çështja Julián Álvarez po shqetëson klubin para nisjes së La Ligës
  • 17:09Reali interesohet fuqishëm për Zubimendin, Mourinho jep “dritën e gjelbër” për transferimin e tij