Vetëm 100 ditë para nisjes së Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen në Milano dhe Cortina d’Ampezzo, Italia po përballet me probleme serioze në përgatitje. Përveç vonesave në disa kantiere ndërtimi, autoritetet kanë zbuluar edhe përpjekje për infiltrime mafioze në tenderët publikë të lidhur me projektet olimpike.
Sipas Drejtorisë Antimafia italiane, janë regjistruar mbi 50 raste të mundshme “ndotjeje” të procedurave publike, ndërsa kompani të lidhura me mafian kalabreze ‘Ndrangheta janë përjashtuar. Shoqata Libera ka kërkuar që Lojërat të shërbejnë si shembull i ndershmërisë dhe i respektimit të ligjit.
