Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Sport

Yamal e ndali shpejt “LIVE”-n pasi kuptoi çfarë po xhironte nga dhomat e zhveshjes

GD
Gazeta Demos12 janar 2026 në 16:03
Yamal e ndali shpejt “LIVE”-n pasi kuptoi çfarë po xhironte nga dhomat e zhveshjes

Barcelona e ka festuar fitimin e Superkupës së Spanjës pas triumfit dramatik 3:2 ndaj Real Madridit, por festa në dhomat e zhveshjes solli edhe një moment që u bë shpejt viral në rrjetet sociale.

Talenti i ri i katalanasve, Lamine Yamal, po transmetonte drejtpërdrejt festën në Instagram, duke e treguar atmosferën mes bashkëlojtarëve pas ndeshjes.

Megjithatë, gjatë transmetimit, ai pa dashje e filmoi portierin Wojciech Szczęsny duke pirë cigare në dhomat e zhveshjes, shkruan “Gazeta Express”

Sapo e kuptoi se çfarë ishte shfaqur në ekran, Yamal reagoi menjëherë duke e larguar kamerën dhe duke thënë se kjo nuk duhej filmuar, përpara se ta ndërpriste transmetimin.

NDIQE VIDEON

Pavarësisht reagimit të shpejtë, pamjet u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u komentuan gjerësisht nga tifozët.

Portieri polak Szczęsny, i cili i ka mbushur 35 vjet, është i njohur prej vitesh për këtë zakon dhe më herët ka deklaruar publikisht se është i vetëdijshëm që pirja e duhanit nuk është shembull i mirë, sidomos për futbollistët e rinj.

Ngjarja u trajtua më shumë si një moment spontan dhe i pafajshëm nga festa, por gjithsesi ngjalli interes të madh mediatik për shkak të moshës së Yamalit dhe ambientit profesional të klubit katalanas.

Fcb

Më shumë nga Sport

  • 17:57Shqipëri – Finlandë, dalin në shitje biletat për sfidën në “Air Albania”
  • 17:42Jose Mourinho me kërkesë të çuditshme te Florentino Perezi
  • 17:38Ishte me tumor, ndërron jetë tifozi i famshëm i skuadrës së Premierligës
  • 17:38Bayern gati 90 milionë euro për Dani Olmo
  • 15:56Para ndeshjes kundër Izraelit, vashat “helvetike” mbajnë një minut heshtje për viktimat në Gaza